Ballina Lajme nacionale Gjendet një grua pa shenja jete në Prishtinës

Gjendet një grua pa shenja jete në Prishtinës

68
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 në Prishtinë.

Një e moshuar ka vdekur sot në mesditë në Prishtinë, për shkaqe akoma të panjohura.

Vdekjen e të moshuarës e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, viktima është një femër 78 vjeçare, e cila u gjet e shtrirë në trotuar.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në trotuar, në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës (femër) rreth 78 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka theksuar se tani me rastin po merren njësitet përkatëse.

-----