
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Veri të Kosovës.
Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 9:10, policia është lajmëruar nga ndihma e shpejtë. Dyshimet e para janë se është vetëvr asje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Llolle Ibara”. Njësitet policore po punojnë për zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Hoti.