Dje është gjetur trupi i pajetë i një burri i cili kohë më parë ishte raportuar si person i zhdukur.
Viktima ishte raportuar si i zhdukur më 31 gusht në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan rtv21.tv.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media
The post Gjendet i vdekur personi që u raportua i zhdukur appeared first on RTV21.