Ballina Lajme nacionale Gjendet i vdekur një 15-vjeçar nga Kosova në Britani të Madhe

Gjendet i vdekur një 15-vjeçar nga Kosova në Britani të Madhe

17
SHPËRNDAJE

Ngjarje e rëndë.

Një djalë 15-vjeçar me origjinë nga Kosova, i identifikuar si Elton Gashaj, ka vdekur pasi është therur me mjet të mprehtë në një park lojërash në Slough, një qytezë pranë Londrës, të shtunën.

Elton Gashaj vdiq nga një plagë me mjet të mprehtë në gjoks, tha Policia britanike, raporton mediumi publik britanik, BBC.

15-vjeçari u gjet i plagosur në Salt Hill Park, Slough, rreth orës 18:30 të shtunën.

Policia tha se një 15-vjeçar është prangosur nën dyshimin për vrasjen e Gashajt. Një tjetër i ri, gjithashtu 15 vjeç, është liruar pas prangosjes lidhur me dyshimet për rastin.