Është gjetur djali 28 vjeç i cili është raportuar i zhdukur që nga dje (21.11.2020). Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rjaonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka thënë se personi në fjalë është gjetur sot rreth orës 18:00.
“Viktima është gjetur nga familjaret e tij neë hyrje të fshatit Rud.I njëjti është sjellë në QMKF-Malishevë për tretman mjekësor, e pas kontrollit fillestar është dërguar në QKUK-Prishtinë për ekzaminim me të detajuar. Në momentin e gjetjes viktima ka qenë në gjendje të mirë shëndëtsore,nuk ka pasur ndonje lëndim trupor , por ka qenë i shqetësuar.”, ka thënë Gjurkaj.
Ai tutje ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë në trajtim të përshpejtuar./21Media
The post Gjendet 28-vjeçari nga Malisheva appeared first on RTV21.