Ballina Lajme Bota/Rajoni Gjenden kutitë e zeza të avionit të rënë në detin Xhava

Gjenden kutitë e zeza të avionit të rënë në detin Xhava

138
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ekipet e emergjencës në Indonezi arritën të gjejnë kutitë e zeza të avionit që ra të Shtunën në detin Xhava, me 62 persona në bord. Kutitë e zeza u gjetën në thellësitë e detit, aty ku u zbuluan edhe mbetje të shumta të avionit tip Boing 737 të kompanisë ajrore Srivixhaja, që u zhduk nga radarët rreth orës 2.30 të pasdites së të Shtunës.

Hetuesit pritet të analizojnë të dhënat e kutive të zeza për të zbuluar shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie, prej të cilës nuk ka gjasa të gjenden të mbijetuar.

Avioni ra vetëm 4 minuta pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit Xhakarta për shkaqe ende të paqarta. Mjeti fluturues humbi nisi rënien e menjëhershme nga një lartësi prej 3 mijë metrash, gjatë rrugës për në Pontianak.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan dy shpërthime të fuqishme gjatë rënies dhe kishin parë flakë.

Modeli i avionit të rënë në ujërat e detit Xhava të Shtunën është një Boing 737 më i vjetër se ato të përfshirë në 2 aksidentet tragjike ajrore në vitin 20018. Njëri prej tyre ndodhi sërish në Indonezi dhe i përkiste firmës ajrore Lion Air, ku humbën jetën 189 persona.

---- ----
----
----- ----
-----