Ballina Teknologji Gjenden carje ne avionet “Boeing”, pezullohen dhjetera fluturime

Gjenden carje ne avionet “Boeing”, pezullohen dhjetera fluturime

22
SHPËRNDAJE

Kompania ajrore australiane, Qantas, ka ndalur operimin e llojit të aeroplanëve Boeing 737 NG, pasi ka gjetur disa “çarje” në një pjesë.

Kjo kompani ka thënë më pas se edhe shumë linja tjera ajrore janë duke vëzhguar aeroplanët e tyre të po këtij lloji, ndërkohë që edhe vetë Boeing ka thënë se hapësira afër një krahu mund të jetë vend e prirur për çarje.

Agjencia e lajmeve, AFP, ka raportuar se rreth 50 aeroplanë në gjithë botën janë ulur në tokë, për shkak të kësaj çështjeje.

Muajin e kaluar, rregullatorët ajrorë amerikanë kanë urdhëruar kryerjen e kontrolleve të të gjithë aeroplanëve 737 NG, të cilët kanë realizuar më shumë se 30,000 fluturime.

Qantas ka thënë se asnjë prej aeroplanëve të këtij lloji të linjën e saj nuk kanë fluturuar më shumë se 30,000 herë.

Ky lajm ka ardhur në kohën kur kompania Boeing është detyruar të ndalë operimin e aeroplanëve të llojit, Boeing 737 Max në muajin mars, pas dy aksidenteve në të cilat është përfshirë kjo pajisje.

Si pasojë e këtyre tragjedive, në Indonezi dhe Etiopi kanë vdekur 346 persona.

Të mërkurën, shefi ekzekutiv i kompanisë Boeing, Dennis Muilenburg u ka thënë ligjvënësve se kompania ka bërë gabime kur është në pyetje flota e aeroplanëve 737 Max.

Ligjëvnësit kanë akuzuar kompaninë Boeing për përshpejtim të procesit të testimit të këtyre aeroplanëve.

The post Gjenden carje ne avionet “Boeing”, pezullohen dhjetera fluturime appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.