Ballina LifeBizare Gjeli vret pronarin e vet me thikë

Gjeli vret pronarin e vet me thikë

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Një gjel që ishte pajisur me thikë në një luftë ilegale gjelash ka vrarë pronarin e vet në Indinë jugore.

Pronari i zogut ishte goditur nga thika derisa gjeli po përpiqej të ikte. Pronari ka vdekur rrugës për në spital nga humbja e madhe e gjakut, transmeton rtv21.tv.

Policia tani po kërkon për 15 persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen, e cila ndodhi në fshatin Lothunur në shtetin Telangana në fillim të kësaj jave.

Ndërsa, gjeli u mbajt në një stacion policie para se të transferohej në një fermë.

Pronari i tij po përpiqej ta zinte mirëpo ishte goditur nga thika e gjatë 7 cm e vendosur në këmbë të gjelit.

Ata që përfshihen në ngjarje përballen me akuza për vrasje.

Oficeri i policisë lokale B Jeevan tha se gjeli do të dërgohet në gjykatë si provë më vonë.

Luftimi i gjelave u bë i paligjshëm në Indi në vitin 1960 por luftimet janë ende relativisht të zakonshme në zonat rurale të tilla si Telangana me shumë që bien rreth festivalit Hindu të Sankranti.

Nuk është hera e parë që një pronar vritet nga gjeli i tyre. Vitin e kaluar një burrë në Andhra Pradesh vdiq pasi u godit në qafë nga një teh që ishte në gjelin e tij./21Media

The post Gjeli vret pronarin e vet me thikë appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----