Ballina Lajme nacionale Gjatë Lutjeve të Mëngjesit, ministrja Hoxha bën thirrje për liberalizim të vizave

Gjatë Lutjeve të Mëngjesit, ministrja Hoxha bën thirrje për liberalizim të vizave

36
SHPËRNDAJE

Ministria e Integrimit Evropian ka njoftuar se Ministrja Hoxha me ftesë të anëtarëve të Parlamentit Gjerman, mori pjesë në Mëngjesin e lutjeve.

Në këtë ngjarja të pranishëm ishin personalitete të shquara nga Gjermania dhe rreth 50 shtete të tjera nga të gjitha kontinentet.

Sipas Ministrisë, Hoxha në takime ka cekur se ““Kosova ka nevojë për vlerësim dhe përkrahje në liberalizimin e vizave, në veçanti pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në vlerën themelore të BE-së, lëvizjen e lirë, potencova në takime me personalitetet e shquara në këtë Mëngjes të lutjeve”.

Lidhur me pjesëmarrjen në këtë Mbledhje ndërkombëtare, Mëngjesin e lutjeve në Berlin, ministrja Hoxha e vlerësoi lart, duke theksuar se ishte rast edhe të bëhej diskutim me udhëheqës e diplomat të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën si dhe liberalizimin e vizave.

“Simbolika e Mëngjesit të lutjeve në Berlin, përtej temave në fokus, promovon pajtimin dhe paqen, në veçanti për të përkrahur njerëzit që janë në rrezik, si dhe të varfrit, të pafavorizuarit, të uriturit ose refugjatët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në dhjetëra takime me mysafirët e Konferencës ndërkombëtare, potencova të arriturat e Kosovës në procesin integrues, nevojën e njohjes dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare në veçanti për liberalizimin e vizave, pas plotësimit të të gjitha kushteve të parapara me udhërrëfyesin”.

-----