Ballina Showbiz Gjashtë vjet në koma, mesazhi enigmatik i gruas së Michael Schumacher

Gjashtë vjet në koma, mesazhi enigmatik i gruas së Michael Schumacher

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një javë para ditëlindjes së 51-të të Michael Schumacher, gruaja e tij ka përkujtuar kampionin e Formula 1 duke publikuar një mesazh enigmatik. Schumacher pësoi një aksident të rëndë duke bërë ski në Alpe dhe ra në koma gjashte vite me pare.

Që atëherë, nuk dihet asgjë për shëndetin e tij për shkak se familja dëshiron të ruajë privatësinë. Së fundmi, Corina Schumacher postoi një mesazh në rrjetet sociale për bashkëshortin e saj, ku shkruan se mbështetja e të gjithëve është e rëndësishme që kampioni i Formula 1 të rikuperohet plotësisht.

“Grimcat e vogla formojnë një mozaik të madh. Të bashkuar jeni më të fortë, dhe kjo është ekzaktësisht se si të gjitha forcat së bashku të lëvizjes ‘Schumacher vazhdo të luftosh’ inkurajojnë dhe të tjerët”, ka shkruar Corina. Më pas u kërkoi fansave të Schumacher që të qëndrojnë të bashkuar.

Në vitin 2013, Michael Schumacher përplasi kokën në një shkëmb teksa po bënte ski. Prej 6 vitesh ai po qëndron në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës ku po asistohet nga një personel mjekësor.

Asnjë fotografi e Schumacher nuk është parë kurrë publikisht që prej aksidentit, djali i tij Mick po ndjek gjurmët e të atit në garat me makina, duke garuar në Formula 2.

The post Gjashtë vjet në koma, mesazhi enigmatik i gruas së Michael Schumacher appeared first on LajmiFundit – Lajmet e Fundit nga Shqiperia.

---- ----
----
----- ----
-----