Ballina Sport Gjashtë lojtarë me valixhe gati, Atletico përgatit revolucionin e madh

Gjashtë lojtarë me valixhe gati, Atletico përgatit revolucionin e madh

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Atletico Madrid vazhdon të jetë e fokusuar te gara për titullin kampion në Spanjë. Ekipi i Diego Simeones nuk ka bërë mirë në ndeshjet e fundit, por vazhdon të kryesojë La Liga me një pikë më shumë se Real Madrid dhe dy mbi Barcelonën dhe gjashtë më shumë se Sevilla.

Ndeshja e radhës luhet të dielën në shtëpi kundër Eibar, ndërsa drejtuesit po merren me merkaton. Përforcimet nuk do të mungojnë, por në fillim do të ketë largime dhe shitje lojtarësh. Mediat iberike raportojnë se plot gjashtë futbollistë janë me valixhe gati.

Ata janë Saul Niguez, Jose Maria Gimenez, Lucas Torreira, Vitolo, Sime Vrsaljko dhe Moussa Dembele, shitja e të cilëve do të mbushë arkat e klubit spanjoll. Për të parin ka interesim nga Bayern Munchen, ndërsa mbrojtësi uruguaian, i cili ka vuajtur nga dëmtimet këtë sezon, mund të shitet në Premier League.

Torreira do të rikthehet tek Arsenali nga ka ardhur në formë huazimi, teksa Vitolo ka përfituar pak minuta dhe duhet të shohë për një destinacion tjetër. Në merkato edhe mbrojtësi kroat, teksa e ardhmja e sulmuesit Dembele do të varet nga performanca që do të zhvillojë deri në fund të sezonit. /abcnews.al

The post Gjashtë lojtarë me valixhe gati, Atletico përgatit revolucionin e madh appeared first on Abc News.

---- ----
-----