Ballina Lajme nacionale Gjak për të marrë 30 vjet pas vrasjes, zbardhet krimi i 30...

Gjak për të marrë 30 vjet pas vrasjes, zbardhet krimi i 30 dhjetorit në Patos?!

22
SHPËRNDAJE

Dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri një 60-vjeçar. Policia e Shtetit njofton se janë arrestuar A.G dhe V.L, të dy 34 vjeç. Arrestimi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos. I moshuari ka kryer burg për një krim të kryer në vitin 1990 dhe besohet se ai është qëlluar për gjakmarrje nga dy të rinjtë.

Pas tre ditësh, Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 30.12.2019 ku në fshatin Dukas, Patos, dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër. Nën cilësinë e provës është sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se kanë qëlluar autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marë nga shtetasi A.H se dy persona kanë qëllur në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve: A. G., 34 vjeç, banues në Patos. V. L., 34 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos.

 

-----