Ballina Showbiz Gëzimja kështu e përkrah kunatën në ditën e diplomimit

Gëzimja kështu e përkrah kunatën në ditën e diplomimit

42
SHPËRNDAJE

Në ditën e diplomimit kështu e përkrah Gëzimja kunatën.

Publiku tanimë i njeh të gjitha nuset e estradës duke filluar nga Learta e Shyhretes, Erëza e Shkurtës e tani edhe Gëzimja e Remzies, shkruan “Kosovarja”.

Se jemi popull që e duam traditën kjo dëshmohet veçanërisht nga kureshtja e audiencës që të dijë më shumë për nuset e bilbilave të Mushtishtit.

Tani edhe nuset po e ndjekin trendin duke bërë lëvizje për të rënë në sy e për tu bërë lajm.

Vëmendja qoftë e publikut apo e medieve nuk ka munguar as kundrejt nuses së Remzies që nga dita e martesës së saj, madje disa ishin të pajtimit se shumë shpejt do ia kalojë edhe Leartës.

Ndonëse, publiku nuk ka etje të dijë vetëm për shëtitjet apo gardërobën e tyre, ata janë të interesuar edhe për raportet me familjarët e burrit.

Edhe Gëzimja njëjtë sikur Learta e Erëza, cilësohet si një nuse e edukuar duke e respektuar familjen e Hamzës ashtu edhe siç i ka hije.

E sot, madje në ceremoninë e diplomimit të kunatës së saj Riolës nuk ka munguar përkrahja e Gëzimes sikur ta kishte me të vërtetë motër.

Remzia me siguri e ndien veten si një vjehërr me fat për nusen e djalit të saj të vetëm.

-----