Ballina Showbiz Getoari i ftuar në emisionin e kunatës Luana, Marina ka diçka për...

Getoari i ftuar në emisionin e kunatës Luana, Marina ka diçka për të thënë: Kujdes se mos… (FOTO)

194
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Reperi i njohur, Getoar Selimi, do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin e dashur për publikun shqiptar, “Shiko Kush LUAN”, ku do të bëhet pjesë e lojërave të ndryshme.

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një video të shkurtër ku shprehet se ka të ftuar për herë të parë kunatin e saj.

E teksa në pamje shfaqen të dy të ulur në tavolinën e lojës “Thuaje ose haje”, video ka marrë mijëra pëlqime dhe komente. Aty vihet re edhe shkrimi i Marina Vjollcës, e cila ka dy fjalë për të motrën dhe bashkëshortin.

“Kujdes se mos ju shkon ushqimi keq😬”, shkruan Marina, të cilës Luana i përgjigjet shkurt me disa emoji “😂😂😂”.

 

---- ----
-----