Ballina Sport Gerrard plot lëvdada për Kamberin: Është i jashtëzakonshëm

Gerrard plot lëvdada për Kamberin: Është i jashtëzakonshëm

29
SHPËRNDAJE

Trajneri i Glasgow Rangers Steven Gerrard i thur elozhe lojtarit kuqezi Florian Kamberi për paraqitjen e bërë në fushë.

Sulmuesi e ka bindur dhe tekniku konfirmoi praninë e tij si titullar në fushë në sfidën e kthimit mes Bragas dhe Rangers, të vlefshme për raundin e 1/16-ve të Europa League, që do të luhet këtë të mërkurë.

Kamberi është sulmues i kombëtares shqiptare, i transferuar nga Hibernian te Rangers në formë huazimi. Ai shkëlqeu këtë fundjavë në sfidën ndaj St Johstone me një gol dhe 1 asist.

“Unë desha të hidhja në fushë që nga fillimi të dielën, por sigurisht që kishte rrezikun që të luante gjithë ndeshjen dhe të mos ishte i freskët të mërkurën. Por kur kaluam në disavantazh më duhej të ndryshoja lojën dhe e aktivizova. Mendoj se ai ishte absolutisht i jashtëzakonshëm”, tha Gerrard.