Ballina Lajme Bota/Rajoni George e Amal Clooney të ‘pastrehë’, stuhia përmbyt ‘kështjellën’ miliona paund (FOTO)

George e Amal Clooney të ‘pastrehë’, stuhia përmbyt ‘kështjellën’ miliona paund (FOTO)

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fotografitë e shkrepura nga ajri tregojnë dëmet e mëdha që ka shkaktuar stuhia “Denis” e cila goditi Britaninë e Madhe ditët e fundit.

Një nga shumë banesat e prekura nga kjo stuhi është edhe rezidenca e George dhe Amal Clooney në Berkshire. Uji për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ka dalë nga shtrati i lumit ‘Thames” duke përmbytur të gjithë kopshtin dhe fushën e tenist të yllit të Hollivudit.

Shtëpia e shekullit të 17-të është e vendosur në një zonë që rrethohet nga uji, stuhia e ka bërë zonën të pabanueshme të paktën për sa kohë uji qëndron mbi sipërfaqen e të gjithë oborrit. Ndërkohë reshjet e shiut pritet të shtohen këtë të premte siç raportojnë mediat vendase Britania pritet të goditet nga një tjetër stuhi.

 

---- ----
----
-----
-----