Ballina Showbiz Genta Ismajli shuan kuriozitetin, tregon si u njoh me biznesmenin turk

Genta Ismajli shuan kuriozitetin, tregon si u njoh me biznesmenin turk

78
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli ka treguar detaje për lidhjen e saj rreth dy vjeçare me biznesmenin turk, Hysein Usta.

Në një lidhje me Skype me Rudina Magjistari, ajo ka zbuluar takimin e tyre të parë.

“Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë”.

Më tej, Genta ka folur edhe për surprizën që Usta i ka bërë në urën e Bosforit.

“Po më thoshte që duhet të dukesh shume bukur sot, vishu mirë sepse do të ta bëj një surprizë, po mendoja se çfarë surprize, do më çojë në darkë dhe kaq. Kemi dalë nga makina dhe kam parë një jaht të madh, më tha hajde hyjmë në këtë jaht. Ishte surprizë shumë e bukur, u gëzova sepse më pëlqejnë jahtat shumë, kur kam hyrë brenda kam parë një tavolinë të mbushur me lule, me ushqim të mirë, me të gjitha të mirat e Zotit kishin qenë aty. Një surprizë tjetër ishte kur erdhi një çun duke luajtur me violinë, këngë shumë të bukura romantike. Pastaj surpriza tjetër ishte kur emir im shkruhej në urën e Bosfoit”./abcnews.al

The post Genta Ismajli shuan kuriozitetin, tregon si u njoh me biznesmenin turk appeared first on Abc News.

---- ----
-----