Ballina Lajme Gent Cakaj zhvillon takim me deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar...

Gent Cakaj zhvillon takim me deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar në Serbi

97
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipëris, Gent Cakaj, sot ka zhvilluar një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami.

Këtë e lajmëroi vetë Cakaj me një postim në Facebook.

Postimi i Gent Cakaj:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj edhe një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami 😊!

Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën 🇦🇱🤝!

-----