Ballina Lajme Gent Cakaj: PO, PO: ka disa parti politike shqiptare, por duhet të...

Gent Cakaj: PO, PO: ka disa parti politike shqiptare, por duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar në Luginë!

176
SHPËRNDAJE

Ministri Cakaj sot po viziton qytetin e Bujanocit, e gjetë ditës edhe institucionet komunale e Këshillin Shqiptar.

Pas takimeve të realizuar, Cakaj u shpreh se do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e me bashkëpunim sistematik në të mirë të Luginës e shqiptarëve në përgjithësi.

Deklarata e plotë:

Gjatë qëndrimit zyrtar në Luginë, takova edhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi 🇦🇱!

Ndamë krejtësisht të njejtën bindje, se bashkimi i brendshëm i faktorit shqiptar është parakusht i forcimit të tij atje. Ndaj, do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e me bashkëpunim sistematik në të mirë të Luginës e shqiptarëve në përgjithësi.

PO, PO: ka disa parti politike shqiptare, por duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar në Luginë!

Ne, ndërkaq, do të vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me projekte konkrete për Bujanovcin, Luginën dhe shqiptarët në përgjithësi…

-----