Ballina Lajme Bota/Rajoni Gënjeshtrat që çuan në vrasjen e mësuesit francez

Gënjeshtrat që çuan në vrasjen e mësuesit francez

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Vrasja makabre ndaj mësuesit francez vijon që të nxisi debate dhe reagime shumë të ashpra. Avokatja e familjes së Samuel Patyt, mësuesit francez që i është prerë koka muaj më parë, ka shprehur zemërim lidhur me gënjeshtrat e shpërndara në rrjetet sociale.

Një nxënëse franceze ka pranuar se ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me të, para se ai të vritej vitin e kaluar. Paty-t iu pre koka në Tetor pasi u tregoi studentëve karikaturat e Profetit Muhamed.

Vajza, ankesat e së cilës ndezën një fushatë në internet kundër Paty, tani ka pranuar se nuk ishte në klasë. Vajza 13-vjeçare, emri i të cilës mbahet sekret për arsye hetimore fillimisht i tha babait të saj se mëuesi francez u kishte kërkuar studentëve myslimanë të largoheshin nga klasa ndërsa ai i tregoi karikaturën.

Avokatja e familjes Virginie Le Roy për një radio franceze ka thënë se ka qenë “skeptike” për mënyrën e tregimit të ngjarjeve nga vajza, e cila ka thënë se e ka konsideruar veten si zëdhënëse të nxënësve tjerë. Vajza shpjegon në dëshminë e saj se ajo e sajoi historinë në mënyrë që të mos zhgënjente babanë e saj.

E reja nga shkolla për shkak të mungesave e krijoi ngjarjen me karikaturat që babai i saj të mos e mësonte faktin. Nxënësit e tjerë i treguan më vonë hetuesve se ajo as nuk kishte qenë e pranishme në klasë kur ishte dhënë leksioni në fjalë me karikaturat.

Vrasja e Patyt ka shokuar Francën dhe ka nxitur debate të reja për lirinë e shprehjes, integrimin e popullsisë myslimane në Francë dhe rolin e rrjeteve sociale në nxitje të urrejtjes.

Paty është vrarë nga një 18-vjeçar, i cili ka parë fushatën online kundër mësuesit, e nxitur nga babai i nxënëses dhe një tjetër burrë, i njohur si predikues islamik. Babai 48-vjeçar po hetohet tani për bashkëpunim në vrasjen terroriste ndërsa vajza 13-vjeçarja akuzohet për shpifje.

Karikaturat e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe tepër fyese nga myslimanët. Çështja është veçanërisht e ndjeshme në Francë për shkak të vendimit nga revista satirike Charlie Hebdo për të botuar karikaturat e Profetit.

---- ----
-----