Ballina Showbiz Genci ia bën qefin gruas, ja në çfarë vendi relaksues e ka...

Genci ia bën qefin gruas, ja në çfarë vendi relaksues e ka dërguar

39
SHPËRNDAJE

Ata janë çifti më i ri i estardës.

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë njëri prej çifteve më të përfolur në mediat rozë. Përveç jetës së tyre profesionale për ta shkruhet shumë edhe për jetën personale.

Dyshja duket se kanë vendosur të largohen për një pushim, mirëpo nuk kanë bërë të ditur se në cilin vend ata ndodhen.

Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram, disa momente fantastike nga pushimet ku po duket se po kalojnë kohë shumë të mirë së bashku. Nga këto pushime Eni ka postuar disa fotografi në bikini, ndërsa, Genci vetëm një fotografi, në të cilën shkroi “Trunin off per 3 dite”.

Ndryshe, Genci dhe Eni lidhjen e tyre e kanë konfirmuar në muajin janar, dhe dashurinë e tyre që e kanë për njëri-tjetrin nuk hezitojnë ta shprehin asnjëherë në publik.

-----