Ballina Lajme Bota/Rajoni Gazi lotsjellës nuk i ndal, mbi 75 mijë emigrantë po tentojnë të...

Gazi lotsjellës nuk i ndal, mbi 75 mijë emigrantë po tentojnë të futen ne Europë (FOTO)

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se dhjetëra-mijëra emigrantë kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Europian, qëkur Ankaraja sinjalizoi se nuk do të ndalojë emigrantët që të largohen nga territori i saj për në vendet evropiane.

Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian, Frontex, ka njoftuar se është në gatishmëri për t’i dërguar ndihmë Greqisë.

Paralajmërimi i Turqisë u pasua nga një njoftim i Organizatës për Emigrantë të Kombeve të Bashkuara, që tha se “të paktën 13,000 persona” ishin mbledhur në kufirin ndërmjet Turqisë dhe shtetit anëtar të BE-së, Greqisë.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu përmes një postimi në Twitter tha se deri dje në orën 9:55, 76,358 emigrantë ishin larguar nga Turqia përmes provincës Edirne drejt kufijve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Autoritetet greke, që janë zotuar se nuk do të lejojnë që emigrantët të hyjnë në territorin grek, kanë njoftuar se kanë ndaluar 10,000 kalime ilegale të kufirit më 29 shkurt, në ditën kur presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan njoftoi se “do të hapë dyert” për emigrantët, që të kalojnë në vendet evropiane. Autoritetet greke kanë përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë emigrantët.

---- ----
----
-----
-----