Ballina Lajme nacionale Gazetari: Kam info, në 30 qershor PS do mbrojë kutitë me njerëz...

Gazetari: Kam info, në 30 qershor PS do mbrojë kutitë me njerëz të armatosur!

28
SHPËRNDAJE

Gazetari Ilir Babaramo ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Open” kur tha se nëse PS shkon në zgjedhje në 30 qershor, do të ketë përplasje midis militantëve të opozitës dhe bandave që do mbrojnë kutitë për qeverinë.

“Konfliktin do e kenë me njerëz të armatosur. Se 5000 policë nuk do t’i mbulojnë aq qendra votimi. Do përplasen se do dalin ata të fortët do thonë këto janë kutitë e mia mos guxo ti prekësh. Unë kam informacione”, tha Babaramo.

Por, sipas ministrit të Turizmit, Blendi Klosi ajo që thotë gazetari është e paimagjinueshme.

“Jo, jo as në Veri as në Jug. Do jetë shumë e vështirë që njerëzit në vitin 2019 të përplasen për fushatë elektorale. Mund të krijojmë telenovela sa të duam por kjo nuk ndodh”, tha Klosi.

Ndërkohë, Babaramo u përgjigj duke mbrojtur tezën e tij me argumentin: “Ata që dolën në përgjimet e BILD dhe sivëllezërit e tyre nga Vermoshi në Konispol ça do bëjnë . Ca do bëjnë ata, do dalin e do mbledhin këshillin?”.

“Ore ka nisur të rritet që nga ‘90 aty ku është gjeneza, influenca e krimit në politikë dhe ka ardhur një pikë kulmore, ku duhet një pakt i madh”, shpjegoi me tej Babaramo.

-----