Ballina Lajme nacionale Gazetari i njohur shqiptar rezulton pozitiv me koronavirus

Gazetari i njohur shqiptar rezulton pozitiv me koronavirus

90
SHPËRNDAJE

Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, ka rezultua pozitiv me Covid-19. Lajmin e bën të ditur vetë ai duke theksuar se gjatë ditës së djeshme ka pasur ethe dhe temperaturë.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se rezultoi pozitiv pas testimit, ndërsa kolegu i tij gazetar me të cilin “rri non stop” ka rezultuar negativ.

“Sot e kam kry nje test ne QKUK dhe kam dale pozitiv, pra e kam virusin e njohur si COVID 19. Ne anen tjeter Leonard Kerquki qe rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij virusi qenka interesant. Qekaq. Ka mundesi qe krejt kemi me kalu kah ky viran. E di qe ju intereson: temperature dje kam pase ma shume, edhe ethe. Sot ma pak temperature e ma pak ethe. Nyjet nuk po me dhamin, ererat po i ni hala etj. etj.,” shkruan ai.

 

-----