Ballina Lajme nacionale Gazetari i njohur i bashkohet AAK-së

Gazetari i njohur i bashkohet AAK-së

10
SHPËRNDAJE

E konfirmon Ramush Haradinaj, Resul Sinani i bashkohet AAK-së.

Ish-gazetari i RTK’së dhe ish-anëtari i Nsimës, Resul Sinani, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express

Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Rsamush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq një natë më parë Sinani ka paralajmëruar aderimin e tij në një parti politike, por nuk e ka bërë të ditur se në cilën parti.

Por në postimin e Sinanit është nënkuptuar se ai do të bëhet pjesë e AAK’së.

“Dinamika e zhvillimeve te fundit politike, pas doreheqjes se Kryeministrit Haradinaj, kane bere qe une te marr vendimin tim me shpejt nga qe e kisha menduar dhe te rreshtohem politikisht per te dhene kontributin tim gjate fushates, me synimin dhe bindjen e thelle se kam bere zgjedhjen e duhur dhe prej aty mund te jap kontributin tim per nje Kosove me te mire per te gjithë”, ka shkruar Sinani në Facebook të mërkurën.

-----