Ballina Lajme nacionale Gazetari i BILD hedh bombën tjetër: Kam dosjen ‘Tahiri’, ja kur do...

Gazetari i BILD hedh bombën tjetër: Kam dosjen ‘Tahiri’, ja kur do e publikojmë

60
SHPËRNDAJE

Gazetari Peter Tiede, i cili plasi ‘bombën’ në të përditshmen gjermane BILD, për shitblerjen e votave, në një lidhje direkte për emisionin “Të paekspozuarit”, tregoi se kë ka takuar në Shqipëri dhe nga kush i ka marrë këto informacione.

“Kryesisht kanë qenë policë shqiptarë dhe hetues të cilët kanë qenë të detyruar të largohen nga Shqipëria. Kam pasur kontakt me Oficerë të Policisë Gjyqësore”, tha Tiede.

Po ashtu ai u shpreh se ka takuar edhe kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Më tej i pyetur nëse ka informacione të tjera në dorë, ai u përgjigj se ka edhe të tjera që do të publikohen. Ai shprehet se disponon edhe “Dosjen Tahiri”, të cilën do e publikojë së shpejti.

A e keni të gjithë dosjen në posedim dhe a do publikoni materiale të tjera? A ka interes lexuesi gjerman për këto?

Peter Tiede: Ka më shumë materiale, nuk do të them tani se sa dhe çfarë. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është nga politika e brendshme, se a mund të pranohet një vend si Shqipëria në BE. Nëse hedhim sytë kuptojmë që në disa pjesë ka bërë progres.

A ka njerëz të niveleve të larta të përfshirë në përgjime, a do ti botoni?

Peter Tiede: Besoj që rastin Tahiri e njihni më mirë se unë. Unë e disponoj dosjen të plotë. Kemi materiale të tjera që do i botojmë.

-----