Ballina Lajme nacionale Gazetari Çim Peka shpall Lulzim Bashën Kryeministër!

Gazetari Çim Peka shpall Lulzim Bashën Kryeministër!

32
SHPËRNDAJE

Pasi e kritikoi fort disa ditë më parë, tani gazetari Çim Peka e ka shpallur Lulzim Bashën kryeministër të vendit. Në një shkrim të publikuar në portalin e tij, Peka thotë se Basha është një jurist i diplomuar në Holandë, tirans i vjetër, dhe që mbahet mend si ministër i suksesshëm.

“Lulzim Basha si ministër transportesh mbikqyri ndërtimin e dy veprave më të mëdha infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, rrugën e kombit, dhe autostradën Tiranë – Elbasan” – thotë Çim Peka në shkrimin e tij. Mjafton kjo fjali, për të kuptuar mediokritetin e analizës. Këto dy rrugë rezultojnë të jenë shpërdorimi më i madh i fondeve publike, në të gjithë historinë e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri. Shqiptarët vijojnë të paguajnë kredinë e marrë nga qeveria shqiptare për ndërtimin e këtyre dy akseve rrugore, që nuk kanë përfunduar sot e kësaj dite.

Me të tilla krahasime, Peka e mburr Bashën duke dalë në konkluzionin që ai duhet të jetë Kryeministër i Shqipërisë, dhe jo Edi Rama.

Por në fakt, ishte Çim Peka, ai që para ca ditësh i kërkoi Lulzim Bashës që të iki nga politika, pasi nuk mund ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet. Gazeta Shqip raportoi e para për statusin e Pekës, që kishte në brendësi edhe një fjalor banal, ndërkohë brenda 60 minutave ai u fshi.

Peka tregoi se nuk kishte guxim për t’i qëndruar fjalëve që ai kishte shkruar, dhe për shkak të interesave të ndryshme, ai vendosi të mohojë vetveten duke e fshirë statusin në facebook.

Kurse, sot gazetari i djathtë ka ndryshuar qëndrim dhe publikon një shkrim pompoz duke e shpallur Lulzim Bashën, si kryeministër të vendit.

Lexuesit tashmë janë të turbulluar, sepse nuk dinë kë të besojnë: Çimin që kërkon dorëheqjen e Bashës, apo Pekën që e shpall Bashën Kryeministër!

Gazeta SHQIP

-----