Ballina Lajme nacionale Gazetarët e pyesin se kur do ndodhë liberalizimi i vizave, Pacolli dëshpëron...

Gazetarët e pyesin se kur do ndodhë liberalizimi i vizave, Pacolli dëshpëron me përgjigjën

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Behgjet Pacolli ka hezituar të jap përgjigje se kur kosovarët do të lëvizin pa viza.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur pesimist sa i përket mundësisë që liberalizimi i vizave të ndodhë sivjet.

Në një konferencë për media, të mbajtur me rastin e marrjes së kryesimit të SEECP-së nga ana e Kosovës, Pacolli ka thënë se me dëshirë do të thoshte që liberalizimi do të ndodhte qysh nesër, por siç tha ai, “nuk mund të premtoj asgjë”.

As pas insistimit të gazetarëve për të dhënë një afat kohor, i pari i MPJ-së, nuk ka thënë se kur do të jepet drita e gjelbër që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Shcengen.
“Mos më bëni të premtoj asgjë. Unë me vullnet do t’iu thoja ‘nesër’. Por, nuk mundem t’iu them. Jemi duke punuar, jemi në rrugë të mirë për këtë”, tha ai.

Ndryshe, kohëve të fundit, është kryeministri Ramush Haradinaj, që ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt.

---- ----
----
-----
-----