Ballina Lajme nacionale Gazetarët e pyesin se a është Serbia me Rusinë apo me BE-në,...

Gazetarët e pyesin se a është Serbia me Rusinë apo me BE-në, kështu përgjigjet Vuçiq

78
SHPËRNDAJE

Në Bratisllavë të Sllovakisë është mbajtur forumi ‘Globsec’, ku kanë marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi është pyetur nga gazetarët se a është Serbia me Rusinë apo me Bashkimin Evropian.

“Ne kemi orientimin tonë dhe kemi rrugën drejt BE’së, ia kam thënë këtë edhe presidentit Putin dhe shumë nga liderët tuaj e harrojnë këtë. Serbia është një shtet i pavarur me perspektivë drejt BE’së dhe marrëdhënie të mira me Rusinë”, ka thënë ai.