Ballina LifeBizare Gaz Paja dhe Ilva Tare, “debat të fortë politik” në studion e...

Gaz Paja dhe Ilva Tare, “debat të fortë politik” në studion e Soiree

36
SHPËRNDAJE

Mbrëmja e djeshme në Soiree, në Top Channel kishte mjaft personazhe televizivë të ftuar, mes tyre Gaz Pajën dhe Ilva Taren. Gazetarja Ilva Tare nuk la pa e thumbuar aktorin e humorit për përfshirjen e tij në politikë, gjë që u përjetua me siklet nga Gaz Paja, i cili vazhdoi të këmbëngulte se ka një keqkuptim dhe ai nuk është përfshirë në partitë politike.

Biseda e plotë:

Ilva Tare: “Urime për të gjitha. Kurajo për hyrjen në politikë. Ti qofsh.”

Gaz Paja: “Eee…nuk është kështu. Politika meqenëse e përmende, nuk i kam hyrë politikes. Më vjen keq që edhe ti qenke duke gjykuar, keqkuptuar”.

Ilva Tare: “Si e ke lëkurën të trashë apo të hollë, se duhet ta përballosh mirë?”

Gaz Paja: “Më duket se e kam të hollë dhe ndaj edhe s’kam hyrë në politikë”.

Ilva tare: “Ke vazhdu në politikën lokale, vendore, kështu fillon”.

Gaz Paja: “Nuk mund të quhet politikë, nuk kam unë ambicie të tilla”.

Më pas Jonida Shehu i bëri pyetjen e drejtpërdrejtë, se nëse do t’i ofrohej posti i deputetit a do ta pranonte, por Gaz Paja shprehej i qartë, se nuk ishte në synimet e tij.

-----