Ballina Lajme nacionale Gaxheri thotë se janë mobilzuar që Vjosa të dalë fituese

Gaxheri thotë se janë mobilzuar që Vjosa të dalë fituese

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vjosa Osmani,është kandidate në radhët e LDK-së për kryeministre.

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga dega e Pejës, Besa Gaxherri, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka thënë se për Vjosa Osmanin janë mobilizuar të gjitha gjeneratat, shkruan Express.

“Vjosa kryeministre, sepse jemi mobilizuar te gjitha gjeneratat” shkroi ajo.

Tutje Gaxherri shtoi se ka ardhur momenti që do të ndryshojë epoka e Kosovës.

“Eshte momenti kur do ndryshoj epoka për Kosovën. Me #Besëlidhjen dinjitet për popullin, stabilitet e siguri për Kosovën” shkroi ajo.

Vjosa Osmani është kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit.

LDK nuk arriti që të bënte koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, e mollë sherri konsiderohej kandidatura e kryeministrit.

LVV i ofroi LDK’së që të bashkohen në një listë pa kandidat për kryeministër, e personi që do të merrte më shumë vota do të ishte edhe kandidati i tyre. Por këtë propozim e refuzoi LDK’ja me arsyetim se kjo do të krijonte një garë të brendshme, e që sipas tyre gara është me PAN’in

---- ----
----
----- ----
-----