Ballina Sport Gattuso tregon sëmundjen e tij: Po vuaj, por do të mbijetoj

Gattuso tregon sëmundjen e tij: Po vuaj, por do të mbijetoj

64
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gennaro Gattuso, trajneri i Napolit, foli për sëmundjen e tij të syve pas ndeshjes së djeshme, ku ekipi i tij barazoi në minutat e fundit ndaj Torinos.

Kriza e rezultateve të skuadrës ka rastisur me kthimin e miastenisë së syrit të trajnerit, i cili ka disa javë që shihet në stol me një fashë në syrin e djathtë.

“Sot, po dal para mediave pa fashë në sy sepse dua t’i them diçka të gjithë atyre fëmijëve që nuk u duket vetja i bukur: jeta është e bukur dhe duhet ta përballosh pa u fshehur.

Kam lexuar që do të vdes brenda disa muajve. Rrini të qetë, nuk do të vdes. Jam gjallë dhe do të mbijetoj. Vuaj nga miastenia prej 10 vitesh, është hera e tretë që më godet.

Kësaj radhe ishte e goditje e fortë, por do të kalojë. Syri do të shërohet. Shoh dyshe, e kam të vështirë të qëndroj në këmbë, vetëm një i çmendur si unë mund të vazhdojë punën.

Por, në jetë ka gjëra edhe më të këqija. Unë po bëj punën që më pëlqen dhe nëse do të mund të zgjidhja se si vdes, dua të vdes në fushë”, tha Gattuso.

---- ----
----
-----
-----