Ballina Lajme Bota/Rajoni Gati sa nuk përplaset me patrullën e policisë, si u arrestua shqiptari...

Gati sa nuk përplaset me patrullën e policisë, si u arrestua shqiptari i shumëkërkuar në Itali

78
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i moshës 29-vjeçare, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane qysh në muajin shtator, u arrestua ditën e sotme nga policia gjatë një ndjekjeje. Shqiptari Klodian Mazari, akuzohet për shpërndarje droge dhe shfrytëzim prostitucioni, krime të ndodhura në zonën e Casertano gjatë viteve 2016-2017.

Mazari po udhëtonte me një makinë në rrugën “Biagio Castello” të Cardito, kur gati sa nuk u përplas me një patrullë të policisë bashkiake. Kjo bëri që policia të vihet në ndjekje të tij, por 29-vjeçari zbriti nga mjeti dhe u arratis në këmbë.

Pas ndjekjes shqiptari u kap në një shkollë private ku po tentonte të fshihej. Gjatë ndalimit, shqiptarit iu gjet një thikë, ndërkohë që në momentin e arrestimit dha gjeneralitete të rreme.

-----