Ballina Teknologji Gati prezantimi i iPhone 12, çfarë duhet të presim nga Apple ditën...

Gati prezantimi i iPhone 12, çfarë duhet të presim nga Apple ditën e sotme

58
SHPËRNDAJE

Nën emërtimin ‘Time Flies”, Apple pritet që sot të prezantojë 4 modelet e reja të iPhone, të cilat janë: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Përveç kësaj, Apple mund të zbulojë edhe një model të ri të iPad Air si dhe një Apple Watch. Përpara konferencës së prezantimit të iPhone-ve, kanë qarkulluar thashetheme të ndryshme rreth cilësisë së kamerës.

iPhone 12 do të ketë një ekran të vogël 5.4 inç, ndërsa iPhone 12 Max dhe iPhone 12 Pro do të kenë një ekran 6.1 inç. I fundit,  iPhone 12 Pro Max pritet të jetë më i madhi nga katër modelet e reja me një ekran  prej 6.7 inçësh.

Ndryshe nga rivalët e saj, përfshirë Samsung, Huawei dhe OnePlus, Apple është një nga gjigandët e paktë të teknologjisë që ende nuk ka prodhuar një smartphone 5G. Dhe sipas thasheshemeve në internet, katër modelet e reja të iPhone do të kenë teknologjinë 5G.

Për sa i përket kamerave, iPhone 12 Pro mund të ketë një kamerë të pasme me 4 lente, të cilat do të jenë të vendosura në pjesën e sipërme në anë të majtë të smartphone. Ndërsa, IPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max thuhet se kanë një skaner të ri LiDAR, i cili do të përmirësojë modalitetin “Portrait  Mode”.

iPhone 12 pritet të vijë në ngjyra të ngjashme pastel që ka iPhone 11. Të zezë, jeshile e errët, të verdhë, vjollcë, të kuqe dhe të bardhë.

Ndërkohë, iPhone 12 Pro dhe Pro Max mund të vijnë në ngjyrë gri, argjendi, ari dhe jeshile të errët.

Mendohet se Apple për modelet e saj të nivelit të lartë, mund të prezantojë një ngjyrë të re e cila do të jetë blu e errët.

Ashtu si modelet e vitit të kaluar të iPhone, nuk pritet ndonjë ndryshim i madh te bateria. IPhone 12 pritet të ketë një bateri prej 2,227mAh, ndërsa iPhone 12 Max dhe iPhone 12 Pro mund të kenë një bateri 2,775mAh. Vetëm iPhone 12 Pro Max ka të ngjarë që të ketë një bateri të madhe prej 3,687mAh.

Nuk ka shumë thashetheme në lidhje me çmimet, por pritet që iPhone 12 të ketë një çmim fillestar të ngjashëm me iPhone të viteve të fundit.

Kjo do të thotë që iPhone 12 mund të fillojë me një çmim prej 729 Paund, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Max me 1,049£ dhe iPhone 12 Pro Max me 1,149£.

Ky është thjesht një spekulim dhe duke pasur parasysh teknologjinë 5G që mund të kenë, ka shumë mundësi që Apple të rrisë pak çmimet.

Ndërkohë që kompania amerikane mund të prezantojë modelet e reja, përdoruesve mund t’ju duhet të presin pak kohë për t’i pasur në duart e tyre.

Apple ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit, këtë vit modelet e iPhone do të dalin në dyqane më vonë se normalisht.

-----