Ballina Lajme nacionale “Gati për dialog, por pa u dorëzuar”/ Vuçiç: Bisedime, por pa flamur...

“Gati për dialog, por pa u dorëzuar”/ Vuçiç: Bisedime, por pa flamur të bardhë!

74
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Beogradi dëshiron të vazhdojë të balancojë lidhjet e saj me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë, ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të arrijë një zgjidhje me Kosovën.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për agjencinë e lajmeve Reuters, para zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Sipas Reuters, para se të anëtarësohej në BE, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në 2008, pothuajse një dekadë pas një lufte brutale, pavarësi kjo e njohur nga mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e anëtarëve të BE-së.

Por Serbia, e cila e sheh Kosovën si një “djep të pandashëm të identitetit të saj kombëtar”, ka bllokuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën.

Dhe Vuçiq, Partia Progresive Serbe në pushtet e të cilit është pararendëse në një zgjedhje parlamentare më 21 qershor, tha se Serbia ishte e gatshme të bisedonte me Prishtinën “pa një afat kohor” dhe “me mirëbesim”, por që njohja e ndërsjellë nuk ishte në rendin e ditës.

“Ne jemi gati për bisedime por … pa flamur të bardhë”, ka thënë ai për Reuters në një intervistë. “Dialogu është i mirëpritur nëse është një dialog … në të cilin mund të shihet se çfarë është e mundur, çfarë është një kompromis”.

“Ne besojmë se është në interesin më të mirë të shqiptarëve (të Kosovës) dhe komunitetit ndërkombëtar … të flasim për një fluks të lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”.

Siç kujton Reuters, bisedimet e sponsorizuara nga BE midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë një popullsi të konsiderueshme serbe që duan të qeverisen nga Beogradi, ngecën në vitin 2018 kur Kosova futi një taksë 100% të importit për mallrat nga Serbia. Ndërkohë, siç thuhet më tej, heqja e barrierave tregtare nga qeveria e re e Kosovës këtë muaj hap rrugën për rifillimin e bisedimeve.

---- ---- ----
-----