Ballina Lajme nacionale Gati lista/ “Hetohen” prokurorët e SPAK për dosjet dhe lidhjen me krimin 

Gati lista/ “Hetohen” prokurorët e SPAK për dosjet dhe lidhjen me krimin 

7
SHPËRNDAJE

Një orë më parë nisi mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku priten të konfirmohen emrat e 15 prokurorëve që do të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme të AntiKorrupsionit (SPAK).

Relatori Sandër Beci ka prezantuar të gjithë punën voluminoze të KLP-së në përzgjedhjen e prokurorëve që do të hetojnë zyrtarët e lartë të shtetit, si dhe grupet e organizuara kriminale. Ai sqaroi se KLP, në bazë të rregullores, nuk ka pranuar dosjet e prokurorëve që janë në proces hetimor, por vetëm ato që janë mbyllur.

Ndërkohë, janë përjashtuar prokurorët që kërkuan të jenë në SPAK, por nuk kaluan proçesin e vettingut, një prej tyre edhe Eugen Beci, që për disa kohë ka drejtuar edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pritet të bëhet renditja e prokurorëve dhe më pas për ta nis puna voluminoze për të hetuar çdo zyrtar të lidhur me krimin, apo me fijet e korrupsionit.

-----