Ballina Lajme Bota/Rajoni Gati kura? Zbulohen dy ilaçe që ‘vrasin’ virusin vdekjeprurës që ka alarmuar...

Gati kura? Zbulohen dy ilaçe që ‘vrasin’ virusin vdekjeprurës që ka alarmuar botën

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ekip shkencëtarësh në Universitetin Zhejiang të Kinës pretendon se ka zbuluar dy ilaçe që janë efikasë kundër koronavirusit.

Lajmi është publikuar nga televizioni publik kinez, që raporton se testet paraprake treguan se barnat e quajtur Abidol dhe Darunavir janë në gjendje të neutralizojnë virusin.

CGTN saktëson se zbulimi erdhi si pasojë e disa eksperimenteve të kryera me celula në vitro. Në drejtim të ekipit ishte Li Lanjuan, epidemologe e njohur kineze që thekson se medikamenti anti-HIV i përdorur fillimisht për të luftuar koronavirusin, është shumë pak efikas.

Ajo kërkon përfshirjen e Abidolit dhe Darunavirit në programin e Komisionit Kombëtar Shëndetësor për trajtimin e pacientëve të infektuar.

---- ----
----
-----
-----