Ballina Lajme nacionale Gashi: Specialja me Prokurorinë e Serbisë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të...

Gashi: Specialja me Prokurorinë e Serbisë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së

13
SHPËRNDAJE

 

Avokati i OVL të UÇK-së Tomë Gashi arrestimi e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt ka quajtur politik.

Përmes një postimi në  Facebook, Gashi ka thënë se Gucati e Haradinaj nuk kanë faj për shkak të rrjedhjes së dosjeve të Speciales, por sipas tij,  ‘faji’ i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër UÇK-së.

”Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik! Po ku kan pa keta te specijalini sudit ne Hague me arrestu Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestu dike te vetin! Qka ka faj Nasimi e Hysniu qe atyne ju rrodhen dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selis se OVL te UÇK-së Keta nuk i hyn me kazem sudit! “Faji” i tyre ishte se e pam qart bashkpunimin e Prokuroris se Serbisë me Gjyjaten Speciale me fabrikim te provave kunder pjestarve te UÇK-së”, ka shkruar Gashi.

Gucati e Haradinaj u arrestuan me 25 shtator nga EULEX-i. Kryetari dhe nënkryetari i OVL UÇK-së janë dërguar në Hagë. /21Media 

Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik!
Po ku kan pa keta te specijalini sudit ne Hague me arrestu Nasim Haradinajn…

Posted by Tomë V. Gashi on Sunday, September 27, 2020

 

 

The post Gashi: Specialja me Prokurorinë e Serbisë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së appeared first on RTV21.

-----