Ballina Lajme nacionale Gani Geci flet uron Isa Mustafën, tregon cila pozitë do t’i besohet...

Gani Geci flet uron Isa Mustafën, tregon cila pozitë do t’i besohet Vjosa Osmanit

31
SHPËRNDAJE

Në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së ka qenë i pranishëm edhe Gani Geci.

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të brendshëm të këtij subjekti partiak.

Geci përveç që i ka uruar rizgjedhjen kryetar të LDK-së, Isa Mustafës, ka lënë të kuptohet se Vjosa Osmani, do të jetë e kandiduara e këtij subjekti partiak për postin e kryeministres së vendit.

Ja postimi i tij:

I urova zgjedhjen Isa Mustafës dhe i thash juve me shëndet të dobësuar dhe me një këmbë çka po ju bënë?

Po, me pas shëndetin taman edhe Vjosës i urova kandidarurën për kryeministre.
Tani gara e brendshme ka kaluar, jemi para garës me kundërshtarët politik dhe do ti mposhtim.

Zgjedhja e vëllaut tonë Fadil Gecit anëtarë i Këshilkit të Përgjithëm të LDK -së jep me kuptua se familja jonë është bosht kurrizor i LDK-së!

-----