
Gani Dreshaj me reagim pas raportimeve për aktakuzë ndaj tij për sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashit.
Deputeti i AAK-së ka shprëndarë një lajm në të cilin i kishte kërkuar falje deputetit Gashi, ndërkaq që ka thënë se nuk ka asgjë më shumë për të shtuar.
Dreshaj po ashtu thotë se është i gatshëm për secilin vendim, nëse këtë ia kërkon partia e tij.
Ky është reagimi i plotë i Dreshajt në Facebook:
Po e lexoj në media një të ashtëquajtur aktakuzë.
Personalisht, qëndroj prapa këtij sqarimi që e kisha dhënë menjëherë pas rastit të ndodhur para pak muajsh në seancën e Kuvendit.
Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë.
Nëse partia ka ndonjë kërkesa nga unë, jam i gatshëm për secilin vendim të mundshëm.
Jam thellë i bindur se njeriu i fundit që duhet të ia ketë frikën drejtësisë në Kosovë, jam unë.
Sinqerisht, Gani Dreshaj.