Ballina Lajme nacionale “Gabimet e Kosovës me Specialen”, Haradinaj: Ata që na sollën këtu po...

“Gabimet e Kosovës me Specialen”, Haradinaj: Ata që na sollën këtu po gabojnë sërish

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar se ai ka qenë gjithmonë kundër ndërtimit të Gjykatës Speciale të Hagës.

Ramush Haradinaj për Ora News ka thënë se me votimin e nisjes së gjykatës u pranua para të gjithëve se “nuk jemi të zot për të gjykuar drejt që është gabim i madh dhe strategjik afatgjatë.”

“Ishte gabim votimi i kësaj gjykate. Në atë kohë unë personalisht dhe Aleanca nuk e ka votuar. Kemi qenë të hapur për gjykatën dhe jemi çdo herë për drejtësi e për gjyqësor, jemi të interesuar që të zbardhet e të vendoset e vërteta për viktimat në Kosovë, sepse ne jemi viktima. Ne kemi kërkuar që t’i besohet ajo gjykatë Kosovës si çdo shtet i pavarur, njëkohësisht që të mos jetë një etnike. Këto dy vrejtje kemi pasur. Votimi i z. Thaçi, i z. Veseli, i PDK në atë kohë ka qenë gabim, për shkak se kanë pranuar të votojnë një gjykatë që ka shprehur direkt mosbesim për sistemin vendor të drejtësisë dhe në shtetin e Kosovës, për këtë arsye është vendosur jashtë vendit. Njëkohësisht është edhe njëetnike, pra në atë kohë është menduar si një gjykatë vetëm për UÇK dhe mendojmë që është gabuar.”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a do të duhej që politika e Kosovës të merrte të njëjtën iniciativë ndaj palës tjetër, asaj serbe, Haradinaj ka theksuar se Kosova ka pasur mundësi të votojë të njëjtën gjykatë, por me seli në Kosovë.

“Gabimi i parë ka qenë që kemi hequr dorë nga vetvetja dhe nga zotësia që ne të bënim gjykime të drejta, pa pasur parasysh përkatësinë etnike. Kemi pranuar para të gjithëve që nuk ishin të zot të gjykonim drejt, dhe ky është gabim i madh dhe strategjik, afatgjatë. Serbia ka bërë atë që unë kërkoja një gjykatë në Kosovë. Serbia ka një gjykatë të veten në Beograd për krime lufte. Kosova ka arritur të votojë të njëjtën që ka Serbia për vete dhe kur dikush e kritikonte Kosovën, atëherë u tregoje, ata kanë qenë palë në luftë edhe ne, jemi ekuivalencë.
Tani është gabimi i dytë që po bëjmë, duke e cilësuar këtë gjykatë si kundër UÇK-së dhe duke e luftuar politikisht. Nuk luftohet gjyqësori politikisht. Duhet të dëshmosh pafajsinë në gjykatë. Gjykata sot në Prishtinë është e njëjta me atë që ka qenë atëherë kur e kanë votuar. Të njëjtët që na kanë sjellë këtë gjykatë tani marrin prapë qëndrim të gabuar.”, ka shtuar tutje Haradinaj.

The post “Gabimet e Kosovës me Specialen”, Haradinaj: Ata që na sollën këtu po gabojnë sërish appeared first on RTV21.

---- ---- ----
-----