Ballina Lajme Bota/Rajoni G-7 paralajmëron se aneksimi rus i Krimesë “nuk do të pranohet”

G-7 paralajmëron se aneksimi rus i Krimesë “nuk do të pranohet”

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara ekonomike (G-7) e paralajmëroi Moskën se nuk do të pranojë okupim të gadishullit të Krimesë nga ana e Rusisë, citohet në deklaratën e përbashkët me rastin e shtatëvjetorit të aneksimit, që ato e konsiderojnë si joligjor.

“Ne pa dyshim e dënojmë okupimin e përkohshëm nga ana e Rusisë në Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit. Përpjekjet e Rusisë ta legjitimojë atë nuk pranohen dhe nuk do të pranohen”, citoi G-7, në të cilin janë përfshirë SHBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia.

“I bëjmë thirrje Rusisë t’i respektojë obligimet e saj ndërkombëtare, të lejojë qasje të vëzhguesve ndërkombëtar dhe menjëherë t’i lirojë të gjithë që janë arrestuar padrejtësisht”, insistojnë shtatë vendet.

Paralajmërimi vjen në momentin kur eskalimi i luftërave në Ukrainën lindore kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia e minon armëpushimin e arritur vitin e kaluar.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paraprakisht bëri thirrje në samit me vendet evropiane dhe e ka plasuar idenë për takim direkt me homologun e tij rus, Vlladimir Putin, në përpjekje t’i japë fund dhunës.

The post G-7 paralajmëron se aneksimi rus i Krimesë “nuk do të pranohet” appeared first on KOHA.

---- ----
-----