Ballina Lajme Bota/Rajoni Futi me forcë në makinë dhe dogji të gjallë 3 fëmijët/ Babai...

Futi me forcë në makinë dhe dogji të gjallë 3 fëmijët/ Babai mostër ishte xheloz për gruan pasi…

78
SHPËRNDAJE

Një lojtar i dështuar i NRL në Australi dogji gjithë familjen, pasi gruaja e tij e kishte lënë. Gruaja pretendonte se ai po përpiqej të kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj.

Rowan Charles Baxter, 42 vjeç i bëri pritë gruas Hannah Clarke, 31 vjeçe teksa ajo po dërgonte 3 fëmijët në shkollë, mëngjesin e së mërkurës.

Ai i futi në makinë me forcë, u hodhi benzinë dhe u vuri flakën. Pasi i dogji të gjallë të katërt, burri goditi me thikë në gjoks veten derisa vdiq.

Sipas prindërve të 31-vjeçares, ai ishte xheloz për suksesin e gruas në sporte, saktësisht në “crossfit”.

Prindërit e gruas pretendojnë se ai kontrollonte dhe abuzonte emocionalisht me të prej 11 vitesh. “Hannah ishte vetëm 20 vjeçe kur e njohu, ai u përpoq ta izolonte nga miqtë dhe familja. Ai shkatërroi marrëdhëniet e saj me të gjithë, madje u përpoq ta largonte nga ne”, rrëfyen prindërit mes dhimbjes.