Ballina Lajme nacionale Futet në fuqi ora policore në Maqedoni, gjoba dhe burg për shkelësit

Futet në fuqi ora policore në Maqedoni, gjoba dhe burg për shkelësit

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga mbrëmja e sotme, rikthehet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në Maqedoni. Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë dhe me kërkesë të Komisionit për Sëmundje Infektive, sonte do të fillojë të zbatohet ora policore, e cila fillon nga ora 22:00 dhe do të zgjasë deri në mëngjesin e ditës së ardhshme në orën 05:00. Ora policore për shkak të koronavirusit do të jetë në fuqi për 12 ditë radhazi, shkruan Zhurnal.

Megjithatë ekzekutivi, ka parashikuar edhe përjashtime. Përjashtime nga ndalesa siç bëjnë me dije, do të ketë edhe për të gjithë qytetarët të cilët gjatë ndalesës për lëvizje kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe për lëvizje të lirë, këtë nevojë do të duhet ta paraqesin në shërbimin 192 në telefonin e Ministrisë për Punë të Brendshme./ Abcnews.al

The post Futet në fuqi ora policore në Maqedoni, gjoba dhe burg për shkelësit appeared first on Abc News.

---- ----
-----