Ballina Sport Futbollisti shqiptar shënon në Champions League

Futbollisti shqiptar shënon në Champions League

8
SHPËRNDAJE

Sherifi i Tiraspolit, ku aktivizohet edhe shqiptari Liridon Latifi, po bën një çmenduri në ndeshjen e kthimit në turin e parë të Champions League.

Teksa në shtëpi, në takimin e parë, ishte mundur me shifrat 0-3 nga Saburtalo Tbilisi, janë moldavët që kanë shënuar plot 3 herë për 11 minuta, duke barazuar momentalisht shifrat.

I pari në fakt, që shënoi golin e zhbllokimit, ishte Latifi, që në minutën e 3-të.

Në një aksion të gjatë, topi shkoi në mesin e zonës së gjeorgjianëve, dhe Latifi nuk fali duke e shtyrë atë në fundin e rrjetës.

Goli i dytë ishte një autogol në minutën e 8-të, ndërsa në të 10-tën, ishte Tambe që shënoi.

Kujtojmë që nëse Sherifi kalon në turin tjetër, mund të ndeshet me Partizanin ose me Qarabagun.

The post Futbollisti shqiptar shënon në Champions League appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----