Ballina Sport Futbollisti shqiptar që u përball dy herë me Diego Maradonan

Futbollisti shqiptar që u përball dy herë me Diego Maradonan

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pak njerëz e dinë se një futbollist shqiptar në dy ndeshje ka pasur punë jo të leht të ruajë, legjendën e futbollit, tani më në amshim Armando Diego Maradonan.

Këtë rrëfim na e sjell gazetari Driton Latifi, i cili shkruan për futbollistin Mehmet Durakovic (Duraku).

----

Duraku ka lindur në Podgoricë nga familje shqiptare që u detyrua herët në fëmijëri se bashku me familjen të emigrojë në fund të botës, në Australi.

Mbrojtësi ka luajtur 64 herë për Australinë dhe në dy ndeshje kualifikuese për botërorin “SHBA 1994”, kur Argjentina si ekipi i pestë nga kontinenti i vet po kërkonte kualifikimin, aty ndodhi edhe dueli mesi Durakut dhe Maradonës, shkruan Telegraf.

Takimi i pare ka përfunduar 1-1 në Sydney (Duraku ishte akter në golin e australianëve) dhe 1:0 në Buenos Aires në vitin 1993.

Durakoviq sot 55 vjeçar është trajner i futbollit në Malajzi me ekipin e Perak.

Latifi kujton që ka pasur edhe intervistë me Durakoviqin, dhe atë fal legjendës së Prishtinës, Fadil Muriqit.

 

----- ----