
Mesfushori i Veronës, Emmanuel Agyemang-Badu, ka marrë një lajm tragjik një ditë më parë.
Atij i është ekzekutuar e motra në Ganë. Mediat e huaja shkruajnë se e motra e futbollistit është qëlluar për vdekje mëngjesin e së mërkurës.
Gjithashtu bëhet e ditur se personi që e ka vrarë është një burrë i quajtur Kuabena Jeboah.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, por autoritetet përkatëse kanë nisur hetimin për të zbuluar atë.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit, teksa ende nuk dihen shkaqet e këtij ekzekutimi.
E sikur të mos mjaftonte situata e vështirë e krijuar nga koronaviursi, tani Badu duhet të përballet edhe me një dhimbje që është shumë e madhe.