Ballina Sport “Futbolli nuk ishte dashuria e parë…”, zbuloni 5 sekretet e Ibrahimoviç

“Futbolli nuk ishte dashuria e parë…”, zbuloni 5 sekretet e Ibrahimoviç

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Përveç karrierës së tij të bujshme në shumë skuadra europiane dhe jo vetëm, 38 vjeçari është i njohur edhe për veprimet e tij që e kanë përcjellur gjatë karrierës

Sulmuesi i Milanit njihet për deklarat e tij epike, por edhe për disa gjëra të tjera, të cilat ndoshta nuk i keni ditur: Kur ai ishte vetëm 10 vjeç, është futur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë dhe ka realizuar 8 gola për skuadrën e tij, FBK Balkan, pasi skuadra e tij po pësonte humbje me rezultatin 5-0. Në këtë skuadër Ibrahimoviç ishte për katër vite – 1991/95.

Futbolli nuk ka qenë “dashuria” e parë e Ibrahimoviçit. Kur ai ishte 15 vjeç preferonte të punonte në portin e Malmos në Suedi. Zlatan Ibrahimoviç mund të kishte qenë një lojtar edhe i Arsenalit, por ai kishte refuzuar ofertën e Arsen Vengerit për t’u testuar te londinezët.

Fusha ku ai ka luajtur si fëmijë që ndodhej para shtëpisë së mamasë është rindërtuar më vonë dhe ka marrë emrin ‘Zlatan Court’. Zlatan Ibrahimoviç është një specialist edhe në ‘Taekëondo’.

---- ----
----
-----
-----