Ballina Sport Futbolli në zi/ Koronavirusi i merr jetës legjendës angleze (FOTO) 

Futbolli në zi/ Koronavirusi i merr jetës legjendës angleze (FOTO) 

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një lajm i trishtë është bërë publike nga mediat angleze ditën e sotme. Legjenda e futbollit, Norman Hunter, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare për shkak të Koronavirusit. Ish-mbrojtësi rezultoi pozitiv 1 javë më parë, ndërkohë që sot ka humbur jetën.

Hunter ka pasur një karrierë 20-vjeçare në futbollin e luajtur, ku pjesën më të madhe e ka kaluar në radhët e Lidsit. Ai mbahet mend nga të gjithë si pjesë e kombëtares se famshme angleze të Botërorit të vitit 1966, ku në fund “Tre Luanët”, u shpallën edhe Kampionë Bote.

----- ----