Ballina Sport Futbolli mes epidemive: Flak maskën e bojkotit, vendos maskën e virusit!

Futbolli mes epidemive: Flak maskën e bojkotit, vendos maskën e virusit!

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Më në fund futbolli doli nga qelia e bojkotit, pasi e kanë torturuar për gati dy muaj, duke i lidhur gojën dhe këmbët, edhe pse dihej botërisht pafajësia e tij dhe fajësia e të zotit.

Sikur të kishin gojë për të thënë të vërteta futbollistët , jo vetëm ata në katin e sipërm, ata që vetëquhen veten “racë”  Superiore, por edhe të vuajturit  poshtë, fëmijët e Akademive, do të thërrisnin me zemërim shpirti : “ Mos na  përdorni më .. për pazare politike!”

Të mësuar me kohë të humbur dhe me zakonin  e moçëm  për të marrë trenin  që të çon në krahun e gabuar, këtë herë do të “vrapojmë”  kundër ligjeve të kohës.

Tamam në këto momente  kur futbolli europian dhe botëror po rrezikohet të ketë një kolaps  tjetër për shkak të valës së dytë të Pandemisë, për  ne që “luajmë” në drejtim të kundërt të akrepave të sahatit,  na duket  si  një ..kohë ideale.

Më mirë  të rrezikojmë me maskën e Covidit se sa të “vdekur” me maskën e bojkotit, më mirë t’ia  nisim  me ndeshjet e Kupës sesa të Superiores, sepse kemi dhënë prova se në Kupë jemi më pranë ..zakoneve tona! (Sfidanti.al)

---- ----
----
----- ----
-----